Vanessa Bryant ka postuar një fotografi bashkë me vajzat e saj këtë javë, duke qëndruar pranë një murali të bashkëshortit të saj të ndjerë, Kobe Bryant dhe vajzës Gianna.
Legjenda e ‘Lakers’ dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, me shtatë persona të tjerë, ndërruan jetë në janar të këtij viti në një përplasje helikopteri në malet e Calabasas, Kaliforni.
E veja e Kobe së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me tekstin e këngës “Smile”, këngë kjo e realizuar dhe e bërë e famshme nga Nat King Cole.
Vajzat e saj, Natalia Diamante, 17, dhe Bianka Bella, 3, shfaqeshin të buzëqeshura pranë saj ndërsa mbante në duar vajzën e vogël, Cari Kobe, e cila lindi në qershor të vitit 2018.
Murali vjen me një foto të njohur të Gigi dhe babait të saj duke parë në ndeshje të ‘Lakers’ në vitin 2019.
View this post on InstagramA post shared by Vanessa Bryant ? (@vanessabryant) on Mar 9, 2020 at 3:35pm PDT