[ad_1]
Vdekja e aktorit të “Friends”/ Kryeministri kanadez: S’do të harroj kurrë kur luanim në shkollë
Justin Trudeau shprehu pikëllimin e tij për vdekjen e Matthew Perry përmes një postimi në rrjetet sociale. Kryeministri i Kanadasë dhe aktori i dashur kanë qenë shokë klase në shkollën fillore, siç kishte treguar në një intervistë Matthew Perry.
“Vdekja e Matthew Perry është tronditëse dhe e trishtueshme. Nuk do t’i harroj kurrë lojërat që kemi luajtur në oborrin e shkollës dhe e di që njerëzit në mbarë botën nuk do ta harrojnë kurrë gëzimin që u solli. Faleminderit për të gjitha të qeshurat, Matthew. Ishe shumë i dashur dhe do të na mungosh shumë”, tha Justin Trudeau.
Aktori kishte treguar se kur ishin në shkollën fillore ai dhe një shok i klasës kishin rrahur Trudeau. “E pamë bashkë. Mendoj se ai ishte i zoti në një sport që ne nuk ishim, kështu që e rrahëm nga xhelozia”, kishte thënë Perry. Madje, ai kishte shtuar se nuk ndihej mirë nga kjo ngjarje. “Nuk jam krenar. Ishte tragjike. Unë isha një fëmijë budalla. Nuk doja ta shqetësoja”, tha ai.
“E kam menduar pak, dhe e dini çfarë, kush nuk donte ta godiste Chandler?”, u përgjigj Trudeau me shaka.
[ad_2]