[ad_1]
Eric Tse e cili kohët e fundit është diplomuar në shkollën prestigjioze Wharton të Universitetit të Pensilvanisë në degën financë është bërë miliardier brenda një dite.Prindërit e tij të cilët janë drejtor ekzekutivë të ‘Sino Biopharmaceutical Limited’ të martën që shkoi i kanë dhuruar djalit të tyre një të pestën e aksioneve të kompanisë.
Tse është nga Hong Kongu dhe njihet për jetën e tij luksoze dhe para se të bëhej miliardier të cilën nuk e lë pa e reklamuar dhe në rrjetin social Instagram.
Në fotot e publikuara 24 vjeçari shihet me modele të njohura si Bella Hadid, Lily Aldridge por nuk mungon as fotoja me Rihannën të cilën ai quan idhullin e tij. Gjithashtu më 1 tetor, 70 vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës, i riu Tse mori pjesë në festimet e Pekinit të hapura vetëm per personalitete të ftuar.
Deklarata e kompanisë të martën thoshte se prindërit e Tse kishin transferuar aksionet tek ai “për të përmirësuar menaxhimin dhe trashëgiminë e pasurisë familjare”.
Dokumenti u nënshkrua nga kryetarja e kompanisë, Theresa Tse – motra e Eric.
[ad_2]