[ad_1]
Vetëm 9 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit, informon ministrja e Shëndetësisë, duke e çuar në 548 numrin total të të infektuarve.
Nga këta 302 janë të shëruar ndërsa 26 kanë humbur betejën.
Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar si bartës të virusit, ose të sëmurë me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier.
“Deri në këto momente janë testuar 5311 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve. Kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën,” informoi Prof. Mira Rakacolli, Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302. Ndërsa numërohen 43 pacientë të shtruar në spital.
[ad_2]