[ad_1]

Ari Behn, ish bashkëshorti i Princeshës norvegjeze, ka vrarë veten në ditën e Krishtlindjes.

“Me trishtim të madh njoftojmë se Ari Behn i dha fund jetës. Kërkojmë të respektoni privatësinë tonë,”- tha zëdhënësi i familjes, Geir Hakonsund.

Behn është ish-bashkëshorti i Princeshës Martha Louise, fëmija i madh i mbretit të Norvegjisë, Harald V dhe Mbretëreshës Sonja dhe e katërta në radhën e fronit.

Ata u martuan në 2002 dhe u divorcuan në vitin 2016.

Në një deklaratë publikuar, Mbreti Harald dhe Mbretëresha Sonja e konsideruar Behn një pjesë të rëndësishme të familjes së tyre.

“Ne jemi mirënjohës që e njohëm atë. Ne ndajmë dhimbjen me mbesat tona që humbën babain e tyre të dashur dhe me prindërit e motrat e tij, që tani kanë humbur djalin dhe vëllain e tyre të dashur,”- thuhet në deklaratë.

Behn ishte një autor norvegjez i cili ka shkruar tre romane.

[ad_2]

Leave a Reply