Këngëtarja Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth, janë divorcuar zyrtarisht, pesë muaj pas ndarjes faktike të tyre. Çifti i njohur u ndanë në muajin gusht 2019, pasi këngëtarja u pa në një jaht me mikeshën e saj Kaitlyn Carter.
Kur kanë kaluar vetëm 13 muaj nga martesa e tyre e kurorëzuar në dhjetor 2018, 27-vjeçarja dhe 30-vjeçari janë sërish të lirë.
Miley është lidhur prej disa kohësh me këngëtarin australian Cody Simpson, ndërsa aktori me modelen Gabriella Brooks.
Burime pranë Miley të cituara nga mediat amerikane, thonë se këngëtarja është shumë e lumtur me Cody, dhe se i kaluan festat e fundvitit me familjen e tij.
Ndërkohë Liam pavarësisht lidhjes me modelen, vijon që ta mbajë mendjen tek Miley për të cilën duket se ka deklaruar se do e dashurojë gjthmonë.