Beat FM Albania

8 muaj pas fejesës, aktorja e njohur martohet në fshehtësi të plotë në një kështjellë

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney janë martuar.

Fituesja e Oskar konfirmoi martesën me publicistin për CNN. Ceremonia private u zhvillua në Belcourt of Newport në Rhode Island.

Rezidenca luksoze u ndërtua në vitet 1890. Lawrence dhe drejtori i Galerisë së Arteve në Manhattan i thanë ‘po’ njëri-tjetrit përpara 150 të ftuarve, përfshirë Amy Schumer, Emma Stone, Adele dhe Kris Jenner.

Sipas Elle, aktorja e famshme veshi një fustan të Dior.

Lawrence e ka mbajtur jetën e saj private larg syrit të medias, veçanërisht lidhjen me Maroney. Çifti janë në një lidhje që nga qershori i vitit 2018.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED