[ad_1]
Caroline Flack, prezantuesja e emisionit të njohur “Love Island është gjendur e pajetë në apartamentin e saj, në Londër. Sipas raportimeve, thuhet se 40-vjeçarja ka vrarë veten ditën e Shën Valentinit. Lajmi vjen pas problemeve që kishte pasur me të dashurin e saj, i cili e ka akuzuar për sulm fizik.
Prezantueses i ishte ndaluar kontakti me të dashurin Lewis Burton, pasi në muajin dhjetor ishte ngritur padi se e ka sulmuar. Ajo duhej të paraqitej në gjykatë më 4 mars për t’u përballur me këto akuza.
Por këto pretendime bien poshtë pasi ditën e të dashuruarve partneri i saj kishte postuar në “Instagram” një foto ku i shpreh dashurinë prezantueses.
Caroline disa ditë para se të ndërronte jetë kishte deklaruar se do të fliste për jetën e saj private dhe do tregonte gjithçka që lidhet me të.
The post Akuza se ka sulmuar të dashurin, prezantuesja e ‘Love Island ’,Caroline Flack, vret veten në moshën 40-vjeçare appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]