[ad_1]

Anne Hathaway rikujton audicionin “e neveritshëm”: Gjatë një audicioni mu desh të puthja 10 burra



Anne Hathaway ka rrëfyer për një audicion ‘të pështirë’ ku iu desh të puthej me 10 meshkuj. Në një intervistë për V Magazine ku ka përshkruar episodin e ndodhur në vitet 2000, ajo u shpreh se ishin “kohë shumë të ndryshme”.

“Asokohe ishte normale që një aktor të puthej me të tjerë për të parë kiminë mes tyre, gjë që sot është mënyra më e keqe. “Më thanë ‘kemi 10 djem që vijnë sot dhe ti je zgjedhur. A s’është qejf që do puthesh me të gjithë?’ Unë mendova , ’a ka diçka që nuk shkon me mua?’ sepse nuk isha entuziaste. M’u duk e neveritshme.

Isha shumë e re dhe e dija mirë sa e lehtë ishte të humbisje gjithçka kur etiketoheshe si ‘e vështirë’, kështu që u shtira sikur më bëhej qejfi dhe vazhdova. Nuk ishte një lojë pushteti, askush s’po përpiqej të më lëndonte apo të tregohej i keq. Thjesht ishte një kohë tjetër dhe tani dimë të bëjmë më mirë”.

Aktorja nuk dha detaje se për cilin film bëhej fjalë apo të zbulonte emrin e ndonjë aktori.

Anne e krahasoi përzgjedhjen e aktorëve me atë të filmit të saj të ardhshëm “The Idea Of You” ku ajo luan një nënë beqare 40-vjeçare që dashurohet me një këngëtar 24 vjeç.







[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *