[ad_1]

Bebe Rexha ka bërë një sërë postimesh në rrjetin social Twitter drejtuar “Billboard”.

Ajo është shprehur mjaft e irrituar kundrejt klasifikimit të “Billboard Hot 100” dhe se si përfaqësuesit e kësaj platforme janë treguar seksist në këtë listë.

Sipas saj, “Billboard Hot 100” ka shumë më tepër artistë meshkuj sesa femra dhe kjo është diçka e papranueshme dhe diskriminuese për të gjitha ato artiste që punojnë fort për t’i sjellë projekte të bukura publikut.

“Mashkull, mashkull, mashkull, mashkull, mashkull, femër, mashkull, mashkull, mashkull” -shkruan ajo duke treguar klasifikim javor ku e vetmja femër në top 10 është këngëtarja Camila Cabello.

“Mos më thoni se femrat duhet të bëjnë muzikë më të mirë. Duhet të bëjnë një listë të vërtetë për streaming dhe radio. Ata duhet të kenë Ariana, Halsey, Dua, Demi e shumë artiste të tjera femra po kaq të talentuara” -shkroi Bebe në një tjetër postim.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *