[ad_1]

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo festoi mbrëmjen e kaluar ditëlindjen e tij të 35-të. Me këtë rast ai ka marrë shumë urime nga kolegët dhe familjarët e tij. Mirëpo vëmendjen e mori supriza e partneres së tij, Georgina-s e cila është munduar ta bëjë partnerin e saj sa më të lumtur në këtë ditë speciale për të.

Në një Instastory të publikuar nga ajo Ronaldo shihet me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë dhe krahas postimit Georgina ka shkruar: “Për 1000 vite të tjera krah teje, të duam babi”.

Por surprizat për CR7 nuk mbaruan këtu pasi modelja  bukuroshe dhe miqtë e ngushtë të futbollistit ishin kujdesur t’i organizonin një festë suprizë dhe për dhuratë një makinë super luksoze. Bëhet fjalë për një “Mercedes Benz AMG G63”, me vlerë më shumë se 180.000 euro.

The post Cristiano Ronaldo feston 35-vjetorin, Georgina i bën surprizën e bukur appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *