Beat FM Albania

Dua Lipa publikon videoklipin e këngës më të re, ‘Physical’

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Dua ka publikuar edhe videoklipin ku shfaqet duke vallëzuar e kërcyer me shumë energji, me shumë ngjyra.
Dua Lipa na bën të vallëzojmë me këngën e saj më të re.
Këngëtarja Dua Lipa ka publikuar edhe këngën e tretë nga albumi i saj më i ri që do të dalë shumë shpejtë.
Kënga ka titullin ‘Physical’ dhe është në stilin disko të viteve 90’ta, siç janë edhe dy këngët e para dhe siç do të jetë edhe i gjithë albumi. Dua ka zbuluar se albumi i saj i dytë, “Future Nostalgia” do të dalë në treg më 3 prill të këtij viti.
“Me këtë album do të ju bëj të gjithëve që të vallëzoni e kërceni, pasi me albumin e parë keni vuajtur mjaft”, ka thënë këngëtarja.
Albumi i dytë i Duas ka pritshmëritë e mëdha, pas suksesit të padiskutueshëm të albumit debutues.
Deri tani ajo ka publikuar tre këngë nga ky album, ‘Don’t start now’, ‘Future Nostalgia’ dhe e fundit ‘Physical’.
Çdo këngë të re të Dua Lipës do të keni mundësi ta ndiqni në City Radio dhe City TV.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED