Beat FM Albania

“Më i miri i të gjitha kohërave, më bën të dridhem”, Georgina rrëfen njohjen me Cristiano Ronaldon

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Georgina Rodriguez, bashkëjetuesja dhe partnerja e yllit të Juventusit Cristiano Ronaldo ka rrëfyer së fundmi emocionet e fillimit të tyre.

Në një prononcim për revistën “Grazia”, Georgina tregon se Ronaldo është i vetmi njeri që e bën të dridhet dhe e emocion. “Para tij dridhesha e tëra, por u ndez një shkëndijë mes nesh,”- tha ajo.

Georgina ka treguar gjthashtu edhe vlerësimin që ka ndaj partnerit të saj si futbollist duke u shprehur se ka fatin të jetë partnerja e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave dhe se është më i miri, nuk ka rivalë. Cristiano dhe Georgina janë bashkë prej më shumë se pesë vitesh.

Ata janë prindër të një vajze, ndërsa vetë Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë me partnereve të ndryshme.

The post “Më i miri i të gjitha kohërave, më bën të dridhem”, Georgina rrëfen njohjen me Cristiano Ronaldon appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED