[ad_1]

Një punëtore e kujdesit shëndetësor ka mbetur e shokuar kur këngëtarja Ellie Goulding, doli si mysafire e papritur dhe i befasoi ata me një performancë ‘live’.

33-vjeçarja me ndihmën e kitarës interpretoi hitin “Love Me Like You Do”, teksa infermierja bëri vallëzimin e parë me bashkëshortin e saj, shkruan Daily Mail.

Çifti ishte dashur të martoheshin fundjavën e kaluar në Cheltenham, por u detyruan të shtyjnë ceremoninë për shkak të krizës së coronavirusit.

Në vend të kësaj, infermierja Hayley së bashku me bashkëshortin e saj lidhën kurorë në një ceremoni në internet ku mund t’i shihnin edhe familja dhe miqtë e tyre.

“Pavarësisht se nuk mund të ishim me miqtë dhe familjen tonë personalisht, mbajtja e një dasme virtuale ishte një përvojë kaq magjike,” shpjegoi Hayley.

“Dhe paraqitja nga një prej këngëtareve tona të preferuara, Ellie Goulding, ishte thjesht qershia mbi tortë, nuk mund ta besoja”, ka shkruar nusja.

Performancat virtuale janë duke ndodhur për shkak të masave të rrepta për të qëndruar në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e pandemisë coronavirus.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *