Beat FM Albania

Epokë e re! Dua Lipa jep lajmin e madh në rrjetet sociale

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nesër (e premte), pritet të publikojë projektin e saj të ri “Don’t Start Now”.

Ky projekt i saj do jetë i kompletuar edhe me videoklip, ndërsa është pjesë e albumit të ri “New Era” që në shqip do të thotë “Epoka e Re”.

Gjatë ditës së sotme, 24-vjeçarja ka treguar se sot kjo këngë pritet të lansohet në disa vende të botës.

Pak ditë më parë ajo tregoi se do të performojë në një prej eventeve më të mëdha të muzikës që mbahet në fundvit, MTV VMAs.

Mirëpo, nuk ndalet me kaq!

Në një postim në InstaStory, Dua tregoi gjithashtu se do të performojë në Australi, në “ARIA Music Awards 2019.”

“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar t’ju tregoj se do të vij në Australi për të performuar në “ARIA Awards 2019? në Sydney, më 27 nëntor.”- shkruan këngëtarja.



iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED