[ad_1]

Heidi dhe Romeo marrin vendimin e papritur, duan të zhduken nga shtëpia



Heidi dhe Romeo në gjendje të rënduar emocionale kanë vendosur që të lënë shtëpinë e Big Brother pas situatës së krijuar në suitë.

Teksa po darkonin së bashku, Romeo i ka propozuar Heidit të lënë shtëpinë dhe kjo e fundit ka pranuar.

Më pas ata shkuan në dhomën e rrëfimit për të bërë kërkesën.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Do me dal?

Romeo: Vallaj po.

Heidi: Dalim.

Romeo: Shkojmë në dhomë të rrëfimit e zhdukemi.

Raporti i çiftit nuk ishte dhe aq mirë përgjatë ditës së mërkurë. Vëllai i Madh kishte zgjedhur një ambient mjaft të këndshëm që ata të kalonin disa çaste romantike, mirëpo në vend që të shijonin qëndrimin së bashku, Romeo është parë disa herë të dilte nga dhoma.

Ndërsa më pas ka qenë Heidi e mërzitur që i ka kërkuar të largohet banorit, për shkak se ai nuk kishte zgjedhur të rrinte me të, por të debatonte me Julin.







[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *