[ad_1]
Një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, Kida duket se ka hedhur një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore. Sipas ‘Ballkani.info’ kënga e radhës nga ajo do të realizohet nën kujdesin e shtëpisë më të madhe botërore të muzikës, ‘Sony Music France/Columbia’.
Në ditët në vijim priten të zbulohen edhe detajet e tjera rreth kontartës që artistja do të lidhë me shtëpinë diskografike më të njohur. Vetë Kida ka pohuar se ‘Sony’ është familja e saj, duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin e këtij bashkëpunimi.
Kujtojmë se ‘Sony/Columbia’ ka në menaxhim disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore si Beyonce, Mariah Carey, Celine Dion, Adele etj.
[ad_2]