[ad_1]
Një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, Kida duket se ka hedhur një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore. Kënga e radhës nga ajo do të realizohet nën kujdesin e shtëpisë më të madhe botërore të muzikës, ‘Sony Music France/Columbia’. Vetë Kida ka pohuar se ‘Sony’ është familja e saj, duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin e këtij bashkëpunimi.
Në ditët në vijim priten të zbulohen edhe detajet e tjera rreth kontratës që artistja do të lidhë me shtëpinë diskografike më të njohur. Kujtojmë se ‘Sony/Columbia’ ka në menaxhim disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore si Beyonce, Mariah Carey, Celine Dion, Adele etj.
The post Kida, së shpejti bashkëpunim me shtëpinë diskografike Sony appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]