[ad_1]
Një vaksinë eksperimentale e zhvilluar nga kompania Moderna në Amerikë ishte e para që u aplikua tek njerëzit.
Një grua nga Siatëlli doli vullnetare që të bënte vaksinën, e cila mendohet ti japë fund pandemisë që ka prekur të gjithë botën.
Siç raporton Bloomberg, kompania Goldman Sachs tha se rezultatet e vaksinës do të jenë gati për të paktën dy muaj.
“Të dhënat e para do të dalin në 2 muaj ose më shumë”, shkroi analisti Salveen Richter në një raport.
Kompania Moderna njoftoi se kishte injektuar dozën tek pacientja e parë më 16 mars. 43-vjeçarja Jennifer Haller, nënë e 2 fëmijëve, është injektuar me vaksinën me emrin “mRNA-127” e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna Inc”.
Zyrtarët e shëndetit publik thonë se testimi do të zgjasë një vit, deri në 18 muaj, përpara se vaksina të provohet plotësisht.
Sipas specialistëve, nuk ka mundësi që vullnetarët të infektohen pasi vaksina nuk përmban virus. Qëllimi i provës së parë është të përcaktojë që vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze
[ad_2]