[ad_1]
Qyteti i vogël i Poliçanit ka gjetur një mënyrë unike për t’u mbrojtur prej koronavirusit. Me vendim të Bashkisë vendase në hyrje të qytetit është vendosur një postbllok ku lejohet kalimi vetëm i banorëve të qytetit dhe e askujt tjetër.
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në Facebook pamjet e këtij postblloku. Ai shkruan po ashtu se në këtë qytet një numër i madh banorësh kanë problem me frymëmarrjen ndaj Bashkia ka marrë një vendim të tillë.
[ad_2]