Beat FM Albania

Madonna rifillon turneun e saj “Madame X” në Londër pas lëndimit

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Si një artiste në moshën 61-vjeçare, ylli botëror, Madonna, e ka të pamundur paraqitjen perfekte në skenë siç edhe vepronte dikur.
Megjithatë, ajo ka rifilluar turneun e saj në botë “Madame X” në Londër, pasi anulloi datat në Portugali dhe Britani të Madhe për shkak të lëndimit.Ylli doli në skenë me mbajtese në gju, por nuk u vu re edhe pse po përjeton dhimbje “të papërshkrueshme” kohëve të fundit. Pavarësisht moshës, ajo pati një performancë të mahnitshme me mbi dy orë e gjysmë.Dhe më pas u tha fansave se ishte “e lumtur që performoi” në teatrin Palladium meqë nuk mund të ishte e pranishme në Mbretërinë e Bashkuar të hënën.

“Si nuk mund të bëja një shfaqje në Londër?” shtoi ajo.Turneu i saj në Amerikë dhe Evropë është parashikuar të zgjasë 93 ditë, megjithëse biondja e ka problem t’i plotësojë të gjitha kërkesat për shkak të moshës.

“Madame X” filloi në shtator të vitit të kaluar, mirëpo më pas nisën anullimet dhe deri më tani ka anulluar dhjetëra shfaqje.
Madonna akoma po lufton me dhimbjen dhe rraskapitjen e madhe, edhe pse gjatë gjithë kohës merret me trajtime të ndryshme si masazhe dhe larje në akull etj.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED