Beat FM Albania

Michelle Obama personazh në një serial për Zonjat e para të Amerikës…

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Një serial i ri për për zyrën e Zonjës së Parë në Amerikë është në prodhim, që do të thotë Michelle Obama do të portretizohet në ekran për herë të parë.

“Variety” raporton se Viola Davis ka nënshkruar një kontratë për të qenë producente e “First Ladies”, gjithashtu për të luajtur Michelle Obama-n, e cila ishte përkrah Barack Obama-s nga viti 2009 deri në 2017-ën në krye të shtetit amerikan.

“Showtime” është kompania prodhuese e shfaqjes televizive dhe në sezonin e parë do të tregojë historitë respektive, personale dhe politike, të Eleanor Roosvelet, Betty Ford dhe Obamës, në zyrën në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë.

Novelisti Aaron Cooley është skenaristi dhe gjithashtu producent i këtij seriali, ndërkohë që data e transmetimit është ende për tu konfirmuar. Por ndërkohë që nuk ka qenë e portretizuar në ekranin e vogël më parë, Michelle Obama është shfaqur në ekranin e madh të kinemasë, më saktësisht në vitin 2016 në filmin “Southside With You”, e luajtur nga Tika Sumpter.

Obamat nuk janë të përfshirë në këtë serial drejtpërdrejtë, megjithatë po bëjnë disa lëvizje në industrinë e filmit me kompaninë që zotërojnë, “Higher Ground Productions”, gjë që do të thotë se së shpejti në ekran do të ketë projekte të krijuara nga ish-çifti presidencial.

The post Michelle Obama personazh në një serial për Zonjat e para të Amerikës… appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED