Beat FM Albania

Muzika në zi: Ndahet nga jeta anëtari i grupit ‘TRIX’

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Nuredin Azemi, anëtari i grupit të njohur muzikor nga Kosova “TRIX” është ndarë nga jeta.

Lajmin e trishtë e ka dhënë miku dhe anëtari tjetër i grupit ‘’TRIX’’ Veli Sahiti, në profilin e tij në Facebook.

“Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherazi edhe anëtari i grupit ‘TRIX’ Nuredin Azemi. Pushoftë në paqe shpirti yt! I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty!”, shkruante miku i tij.

“’TRIX” është një ndër grupet e para muzikore shqiptare që u themelua në vitin 1974.

Mjafton të përmendim disa prej hiteve të tyre më të dëgjuara si: Zeshkania ime, Vallëzimi i Yjeve, Lamtumirë Gjeneratë, etj., për të rikujtuar suksesin që kanë pasur.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED