Beat FM Albania

Në pritjen e ëmbël, Floriana Garo na tregon barkun e rrumbullakosur

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Moderatorja e njohur Floriana Garo është për herë të dytë shtatzënë dhe së shpejti do të bëhet nënë e një djali.
Pasi solli në jetë Adian rreth 1 vit e gjysmë më parë, Floriana e dha lajmin e bukur tek “Rudina” se është sërish shtatzënë. Dëshira e prindërve, sidomos e Enesit, bashkëshortit të saj, ishte që fëmija i dytë të ishte djalë.
Ëndrra e tij u realizua sepse shumë shpejt familja e tyre do të mirëpresë edhe një anëtar të ri. Floriana gjatë këtyre muajve të shtatzënisë, nuk ka preferuar të na tregojë foto si duket gjatë pritjes së ëmbël.
Mirëpo, sot e veshur me një fustan jeshil me lule, Floriana në muajt e fundit të shtatzënisë, na tregon edhe barkun e rrumbullakosur. Floriana është gjithmonë e bukur, por nuri i shtatzënisë ia ka shtuar akoma edhe më shumë hijeshinë

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED