‘Pussycat Dolls’ janë rikthyer fuqishëm.
Siç edhe kishin paralajmëruar ato publikuan këngën “React”, në videoklipin e së cilës solistja Nicole Scherzinger bashkë me katër anëtaret e tjera të grupit, shfaqen tejet joshëse. Menjëherë pas publikimit, vajzat u përballën me kritika për skenat e klipit që u krahasuan me pornografi, por kjo duket se nuk e ka preokupuar aspak grupin.
‘Pussycat Dolls’ lajmëruan ribashkimin e tyre në nëntor 2019. Performanca e tyre e parë bashkë ishte në ‘X –Factor’ në Angli, nga ku menjëherë më pas vajzat publikuan datat e turit në Mbretërinë e Bashkuar. Ata do ta vijojnë turin edhe në Australi dhe në Zelandën e Re.
The post ‘Pussycat Dolls’ rikthehen më joshëse se kurrë në këngën e re, ‘React’ appeared first on 98.5 FM.