Beat FM Albania

Rita Ora dhe Dua Lipa në listën e më të pasurve në Britani

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Revista e njohur ‘Heat’ ka rradhitur këngëtarët më të pasur të Britanisë së Bashkuar.

Në vend të parë është këngëtari i njohur Ed Sheeran me një pasuri prej 170 milionë paundësh. Këngëtari 28-vjeçar e ka dyfishuar pasurinë e tij këtë vitin e fundit, duke i zënë vendin e parë Adele.

Në listën e artistëve më të pasur 30 vjeç e poshtë në vendin e dytë renditet Daniel Radcliffe me një vlerë prej 90 milionë paundësh. Harry Styles është listuar i treti me një pasuri 64 milionë paund dhe pas tij vijnë Ema Watson e Niall Horan.

Të tjerë personazhe që përfshihen në ‘Top 10’ janë Louis Tomlinson, Liam Payne, Cara Delevingne dhe Zayn Malik.

Por në këtë listë bëjnë pjesë edhe artistet me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita është renditur e 13 me një pasuri prej 17.8 milionë paundësh, ndërsa Dua është listuar e 15 me 11.8 milionë paund.

Revista “Heat” bazohet në llogaritë bankare, shitjet dhe kontratet e të famshmëve 30 vjeç e poshtë të Mbretërisë së Bashkuar për të realizuar këtë listë.

The post Rita Ora dhe Dua Lipa në listën e më të pasurve në Britani appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED