[ad_1]
Klaudia Pepa, balerina e mirënjohur shqiptare, i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj të fundit në festivalin prestigjoz të filmit në Venecia. Ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë mediave italiane, të cilat kanë reaguar ndaj prezencës dhe paraqitjes së saj si Vogue, Vanity Fair, Spettacolo etj. “Klaudia Pepa, ish- balerina e Amici, ecën e sigurt e veshur totalisht me të zeza. Veshja si sirenë dizenjuar nga Elisabetta Franchi i duket perfekt dhe i nxjerr në pah format e trupit”, shkruan Corriere Della Sera.
Klaudia e nisi karrierën e saj në Shqipëri, por famën e saj e mori gjatë punës në emisionin italian “Amici” të Maria De Filippi dhe prej asaj kohe është një nga balerinat më të famshme në shtetin fqinj.
[ad_2]