[ad_1]
Të gjithë fansat e Taylor Swift duhet të qetësohen. Ylli i muzikës pop raportohet se do mund të performojë hitet e saj në American Music Awards.
Swift tha javën e kaluar se ish shtëpia e saj diskografike Big Machine Label Group kishte refuzuar kërkesën e saj për të performuar disa nga këngët e saj në eventin e madh të çmimeve. Por Big Machine mohoi pretendimet e këngëtares.
Në një deklaratë të publikuar të hënën, Big Machine Label Group dhe Dick Clark Productions sqaruan se artistët nuk kanë nevojë për miratimin e shtëpisë diskografike për të performuar në shfaqje live në televizion apo në media të tjera.
Përkundrazi, u tha në deklaratë, miratimi i shtëpisë diskografike është i nevojshëm vetëm për regjistrimet audio dhe vizive kur janë të përcaktuara në kontratë.
Në deklaratë u tha se Big Machine Label Group dhe Dick Clark Productions ranë dakord në një marrëveshje që aprovon performancat live të artistëve në eventit muzikor dhe për ritransmetim në platformat e miratuara reciprokisht.
Duke mos përmendur emrin e Swift, në deklaratë u shtua: “Kjo përfshin shfaqjen e ardhshme të American Music Awards.”
[ad_2]