Anwar Hadid u fotografua në një grindje të ashpër me një të huaj, i cili e akuzoi atë për vjedhjen e “Apple AirPods” të tij në rrugë, në Londër të premten.
Modeli amerikan, 20 vjeç, u përball me Brian Clarke i cili dyshohet se e pyeti nëse i kishte gjetur kufjet që i kishin humbur, pasi gjurmoi “AirPods” nga iPhone-i i tij, shkruan DailyMail.
Anwar shfaqej i fyer nga akuza duke gjykuar nga shprehja e tij e fytyrës gjatë debatit intensiv që u zhvillua jashtë një kafeneje në Hampstead.
Përveç gjurmuesit që tregon se “AirPods” janë në pronësi të Z. Clarke, DailyMail mëson se nuk ka prova të tjera të vjedhjes.
“Ju tregova telefonin tim dhe aplikacionin ‘Gjej iPhone-n tim’ që tregonte se kufja ndodhej në vendin ku ndodheshin ata. Ai më tha që nuk ia kishte idenë. Unë nuk e njihja kush ishte. Dukej si një rrugaç”.
Burri thotë se sa herë që kërkonte kufjen e tij online, telefoni e drejtonte për të Anwar dhe miku i tij.
Si përfundim ai mendon se ka qenë njëri nga djemtë që e gjeti kufjen që i kishte rënë nga xhepi dhe e mori.