Beat FM Albania

Kanye West: “Kam 500 vite i martuar me Kim Kardashian”

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Reperi i famshëm Kanye West javën e kaluar lançoi albumin e tij të 9-të muzikor “Jesus is King” që është mirëpritur nga fansat në të gjithë botën.
Ditët e fundit ai është angazhuar në disa intervista për të promovuar albumin e ri ku ka bërë edhe disa deklarata të çuditshme.
Fillimisht 42-vjeçari theksoi se mendon se është artisti më i madh i të gjitha kohërave, se do të bëhet president në zgjedhjet e vitit 2024 dhe se ka 500 vite i martuar me Kim Kardashian.
I ftuar në “The Late Late Show” me James Cordon, Kanye tregoi me shumë humor se si mendon që është i martuar me Kim Kardashian prej 500 vitesh.
“E ke parasysh se si 1 vit jete për qentë është e barabartë me 7 vite jetë njerëzish?! Epo vitet e martesës janë pak a shumë njëlloj. 1 vit martesë është e barabartë me 100 vite jetë njerëzisht, pra unë kam 500 vite i martuar me Kim” ,-u shpreh ai i bërë të gjithë të qeshin.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED