Beat FM Albania

Zgjedhjet e 2020, flet reperja: E urrej ta them, por mendoj se do fitojë Trump

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Reperja amerikane Cardi B shprehu publikisht shqetësimin se Donald Trump mund të zgjidhet si president në zgjedhjet e 2020.

Ajo foli për këtë në podcastin e reperit TI, ku ishte e ftuar së bashku me kolegun e saj Chance.

“Unë mendoj se Trump do fitojë sërish në zgjedhjet e ardhshme pasi ai ka bazën më të madhe”, tha reperi Chance.

Ndërsa Cardi B vijoi: “E urrej ta them, por ndonjëherë mendoj se do fitojë Trump. Kjo ndodh sepse nuk shoh asnjë të thojë se duan një kandidat demokrat. Unë dua dikë që shqetësohet, jo vetëm për Amerikën, por për cdo njeri në Amerikë. Për cdo njeri me ngjyrë, të zezë, latin, amerikan, myslimanë apo dicka tjetër, për të gjithë”.

Reperja ka qenë një mbështetëse e fortë e Barney Sanders, por nuk dihet ende se cfarë do ndodhë në zgjedhjet e 2020.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED